24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Dy anët e medaljes të Konferencës së Ambasadorëve në Londër

konferenca e londresKonferenca e Ambasadorëve në Londër në dhjetor të vitit 1912 mund të thuhet se ishte përfitimi më i madh i shqiptarëve në atë kohë pasi që e shpallën një shtet shqiptar të njohur nga fuqitë më të mëdha të botës, por edhe humbje e madhe pasi që nga kjo konferencë mbeten jashtë kufijve shqiptarë shumë vilajete duke e përfshirë edhe atë të Kosovës.
Historiani Ibrahim Gashi, ka thënë për KosovaPress se kjo konferencë është e një rëndësie të veçantë për trojet shqiptare edhe pse i la jashtë shtetit shumë troje me shqiptarë.

“Përkundër të gjitha zhvillimeve të disfavorshme të shqiptarëve në debatet që u zhvilluan në Londër në konferencën e ambasadorëve me insistimin sidomos të Austro-Hungarisë u njoh krijimi i një shteti autonom shqiptar i pavarur nga perandoria Osmane por i mbikëqyrur nga fuqitë e mëdha përderisa pjesa e pafavorshme për shqiptarë është se u sanksionua pushtimi i një pjese të konsiderueshme të territoreve të shqiptare që i përmenda të vilajetit të Kosovës dhe disa viseve tjera do me thënë të vilajetit të Shkodrës dhe të vilajetit të Janinës”, ka thënë ai.

Por, Gashi ka theksuar se rëndësia e kësaj konference zë vend të rëndësishëm në historinë e shekullit XX pasi sipas tij për herë të parë u vendos një shtet shqiptar i pavarur, e që ishte Shqipëria.

“Rrjedhimisht ne shqiptarët që kemi ngelur jashtë kufijve që i caktoi konferenca e Londrës, për neve kjo konferencë është sinonim i një vendimi të padrejtë në raport me pothuaj 50 për qindëshin e territoreve shqiptare që ngelen jashtë kufijve të Shqipërisë londineze por thash sigurisht që në historinë e popullit shqiptar në përgjithësi në historinë e shekullit 20 zë vend të rëndësishëm sepse sanksionoj për herë të parë ekzistimin e një shteti autonom, përkatësisht të pavarur shqiptar, pavarësi kjo e cila u riokonfirmua me vendimet e paqes së Parisit të vitit 1919. Shqipëria londineze me pak ndryshime në kufijtë e saj vazhdoj me ekzistua gjatë gjithë shekullit 20 dhe natyrisht nëse mund të themi kështu, të tërheqim një paralele historike një korrigjim i kësaj padrejtësie që e bëri konferenca e ambasadorëve në Londër me veprimin e faktorit të brendshëm por edhe atij ndërkombëtar u korrigjua pjesërisht në vitin 1999 kur Kosova u shkëput nga sundimi serb dhe e realizoi në vitin 2008 shtetësinë e saj”, ka deklaruar ai.

Gashi ka shtuar se megjithëse flitet se Kosova është privuar nga e drejta e shtetësisë më 1912 dhe se u anashkalua nga Shqipëria në atë kohë, nuk ka mundur të bëhet më shumë. /Telegrafi/

Më Shumë

Kujtohet poeti Xhevdet Bajraj – ora letrare në Rahovec mbledh artdashës nga mbarë vendi

Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj” nga Rahoveci organizoi mbrëmë një orë letrare përkujtimore kushtuar poetit të shquar Xhevdet Bajraj, në nderim të jetës dhe veprës...

12 vjet pa simbolin e qëndresës, Mursel Osmanaj

Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta të Mursel Osmanajt, njërit ndër figurat qendrore të rezistencës kombëtare në rajonin e Prizrenit dhe themelues i celulave...

Lajmet e Fundit