13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shtyhet shqyrtimi fillestar kundër zyrtarëve komunalë të Suharekës

Gjykata-peshorjaShqyrtimi kundër katër zyrtarë komunalë të Suharekës i paraparë për të martën , u shty për shkak të mungesës së kryetares së trupit gjykues, Ajser Skenderi. Ajo ishte angazhuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në komisionin për vlerësimin e gjykatësve të rinj.

Mbi katër zyrtarët rëndojnë akuzat për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim të pozitës, apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuar janë Agim Bylykbashi, mbledhës i taksave komunale, Ramadan Kuqi, përgjegjës i punëve administrative, Avni Tafolli, zyrtar në Drejtorinë e Arsimit dhe Bujar Kuqi, shef i Prokurimit Publik në Suharekë.

Tre të parët akuzohen se në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik i kanë rekomanduar menaxherit të prokurimit dhënien e kontratës operatorit ekonomik të papërgjegjshëm.

Sipas akuzës së Prokurorisë së Shtetit, Agim Bylykbashi, Ramadan Kuqi dhe Avni Tafolli më 28 shtator 2012 në Suharekë, në dokumentin zyrtar shënojnë informacionin e rremë në cilësinë e anëtarëve të komisionit për vlerësimin e ofertave në lidhje me tenderin ”Hartimi i rregulloreve komunale dhe përshkrimi i vendeve të punës”.

Ata ngarkohen se këtë informacion të rremë për tre operatorë që kishin dorëzuar oferat e tyre për këtë tender, e vërtetojnë me vlerëzimin e tyre dhe nënshkrimin e raportit të vlerësimit.

Raporti i rekomandoi menaxherit të prokurimit dhënien e kontratës organizatës ekonomike të papërgjegjshme Sh.P.K. ‘’New Design’’ nga Prishtina, edhe pse kjo organizatë nuk kishte staf professional dhe nuk e cekte në veprimtarinë biznesore ofrimin e shërbimeve juridike për të cilat ishte kontraktuar.

Për këto veprime, tre të pandehurit po akuzohen për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Bujar Kuqi, shef i Prokurimit Publik në Suharekë është pjesë e këtij procesi për shkak të nënshkrimit të kontratës nga ane e tij.

“Duke dhënë nënshkrimin e tij më datë 04 tetor 2012, me të cilin ka dokumentuar që kontrata është dhënë në pajtueshmëri me ligjin, Kuqi, akuzohet se ka nënshkruar kontratë me organizatën ekonomike të perzgjedhur e cila nuk ka qenë e përgjegjshme”, thuhet në aktakuzë.

Kuqin aktakuza e ngarkon se duke nënshkruar kontratën me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin, ose për organizatën e biznesit, ka shpërdoruar detyrën e tij zyrtare.

Shqyrtimi fillestar në këtë rast u shty për datën 10 shkurt 2015./kallxo.com/

Më Shumë

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës...

Lajmet e Fundit