8.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Nisma në Prizren: Nexhat Çoçaj, abuzoi me të gjallët dhe dëshmorët

Nisma per kosove1Nisma për Kosovë në Prizren ka akuzuar pushtetin komunal për keqpërdorimet e shumta që po bëhen në sektorin e arsimit. Sipas këtij, subjekti politik, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, kundër drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçajt,tregon qartë se pushteti i Ramadan Mujës përveç me paratë publike, ka keqpërdorur edhe emrat e dëshmorëve.

“Çoçaj, përveq abuzimeve dhe keqpërdorimeve me të gjallët, ka abuzuar dhe keqpërdor edhe me gjakun e dëshmorëve “.

“Të thirresh në emër dhe vlera të dëshmorëve , e në anën tjetër të vjedhësh në emër të tyre është njëjtë sikur të thuhet – ‘’Liria nuk është e shenjtë dhe rënja në altarin e lirisë është panevojshme ‘’.

“Thonë se një popull nëse nuk din t’i respektoj të vdekurit, nuk din t’i respektojë as të gjallët”

“Thuhet se politika bëhet e pistë atëherë kur politikanet nuk i ndjekin normat e moralit . Dhe kur në një qeveri mendohet vetëm për paratë dhe për pushtetin pa u shqetësuar fare për moralin , atëherë nuk kemi pse të habitemi që këta qeveritar e kanë bërë të pistë vendin”.

“Sjellje abuzive ndaj qytetarëve , nepotizëm , shkelje ligji dhe shumë fenomene të ndryshme negative , kanë lëshuar rrënjë shumë thellë si në tërë vendin ashtu edhe në Komunën e Prizrenit . Në vazhden e këtyre gjërave të liga që po i bëhen komunës së Prizrenit , është edhe ajo që me vite po ndodh në drejtorinë e arsimit e veçanërisht ditëve të fundit . Kjo të bënë të kuptosh se sa e trishtueshme është situata në komunen e Prizrenit në përgjithësi”

Nisma për Kosovën’ – Dega në Prizren konsideron se , të veprohet deri në këtë masë sa të akuzohesh për vjedhje dhe keqpërdorim të mjeteve të ndara për manifestime të dëshmorëve , nuk ka si të spjegohet ndryshe veçse injorancë ndaj dëshmorëve dhe humbje shprese për të gjallët”.

“Këta pushtetar çdo ditë e më shumë me veprimet e tyre po e argumentojnë një gjë të tillë . Një pushtet me një kryetar dhe shumë drejtor të dënuar për shumë vepra penale , kanë mbytur shpresat e qytetarëve të vendit dhe si rrjedhojë kemi tashmë fenomenin e ikjes nga Kosova si në kohen e Millosheviqit . Një krahasim i tillë dëshmon më së miri se sa trishtueshme është situata në vend”.

“Edhe në komunikatat e mëparshme në kontekst të këtyre veprimeve , Nisma për Kosovën –Dega në Prizren, patë vërejtur abuzim të sistemit arsimor dhe shkelje ligji në komunen e Prizrenit , por veprimet e tanishme sikur i vënë kapakun të këqijave të qeverisjes Muja dhe klanit të tij”.

“Duke u bazuar në këto veprime që po shkakton kjo qeverisje komunale, Nisma për Kosovën- Dega në Prizren konkludon se këto veprime jo vetëm që janë të pa pranueshme , por ato janë edhe të dënueshme dhe si të tilla e kanë vetëm një adresë e kjo adresë tashmë është e njohur për të gjithë “./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dislokimi i largpërçuesve në Prizren, punimet shtrihen drejt lagjes “Ortakoll”

Në Prizren po vazhdojnë punimet për dislokimin e largpërçuesve, në kuadër të projekteve për modernizimin e infrastrukturës energjetike të qytetit. Pas largimit të shtyllave...

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Lajmet e Fundit