5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Varrezat e Berishëve në Suharekë, ‘pazar’ i druve

varresat e berishaveVarrezat në qytetin e Suharekës, ku janë të varrosur familjarët e familjes Berisha, të vrarë nga forcat ushtarako-policore serbe, janë në gjendje të mjerushme.

Hapësira afër këtyre varrezave ka filluar të shndërrohet në një ‘pazar’, për shitjen e rërës dhe drunjve.

Këtë gjendje e ka treguar edhe njëri nga anëtarët e mbijetuar të kësaj familje, Gramos Berisha, i cili ka pesë anëtarë të varrosur në këtë vend.

Berisha, shfaqet i indinjuar me gjendjen aktuale të varrezave të familjarëve të tij, të cilët janë vrarë në mars të vitit 1999.

Ai thotë se varrezat nuk kanë as përkujdesjen më të vogël nga Komuna, duke thënë se çdo ditë e më shumë varrezat po dëmtohen.

“Fillimisht verës, bari nuk është prerë kurrë edhe kanë shitë rërë e sende tjera me kamiona të mëdhenj. Tash kanë fillu me shit dru. Problemi është që shumë shpesh po hypin edhe përmbi varreza edhe nëse vazhdojnë kanë me i dëmtu”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Gramosi, thotë se vetë nuk ka pasur fuqi që të largojë këta shitës, përderisa bënë apel të komuna që të ndërmerret diçka në këtë çështje.

“I bej thirrje publike Komunës që sa më shpejtë të jetë e mundur të reagoj dhe ta kthej atë vend ashtu siç u parashikua të jetë”, thotë ai.

Berisha, këtë reagim e ka bërë edhe përmes profilit të tij në rrjetin social facebook.

Më 26 mars të vitit 1999 forcat serbe ekzekutuan 48 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë.

Më Shumë

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Lajmet e Fundit