9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Lushtaku ofroi para për t’u liruar

Lushtaku5-27Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku dhe Sahit Jashari të akuzuar për krime lufte në rastin e njohur si Grupi Drenica”, janë liruar me dorëzani, pasi gjykata ua zëvendësoi paraburgimin me masën e dorëzanisë. Janë liruar në të njëjtën mënyrë nga paraburgimi edhe Isni Thaçi dhe Zeqir Demaku të akuzuar në procesin e njohur me emrin “Drenica 2”.

Lajmin për lirimin me dorëzani të Sami Lushtakut e konfirmoi për KALLXO.com, avokati i tij Arianit Koci.

Ai tha se për lirimin e klientit të tij u dhanë si garanci 50 mijë euro.

”Është aprovuar kërkesa ime. Gjykata e ka aprovu të njëjtën edhe për të tjerët, ndërkaq vlera që ne kemi ofruar është 50 mijë euro”, tha Koci.

Ai te tjerët futi Sylejman Selimin, Jahir Demakun dhe Sahit Jasharin.

Lirimin nga paraburgimi të Sylejman Selimit e bëri të ditur Tomë Gashi njëri nga avokatët e tij.

“Z.Sylejman Selimi sot përfundimisht është liruar nga paraburgimi me vendim të gjyqtarëve të EULEX-it, të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Me vendim të njëjtë janë liruar edhe bashkëluftëtarët e tij”, tha Gashi.

Më 10 tetor qenë liruar nga paraburgimi edhe Ismet Haxha e Avni Zabeli, ndërsa Sabit Geci i akuzuar në këtë grup, në të njëjtën kohë është duke vuajtur një dënim tjetër.

Nëpërmjet dorëzanisë u liruan edhe Isni Thaçi dhe Zeqir Demaku të akuzuar në rastin e njohur si “Drenica 2”.

Sipas Artan Qerkinit, avokatit të Isni Thaçit të dy këta të akuzuar paguan si kaucion nga 20 mijë euro.

“Po, edhe klienti im është liru me masën e kaucionit prej 20 mijë eurove”, tha Qerkini. /kallxo.com/

Më Shumë

Reshjet e shiut – Policia del me apel për shoferët

Bazuar në ndryshimin e kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët. Përmes një postimi...

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Lajmet e Fundit