18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Mustafa: LDK do ta votojë Thaçin për president në 2016-tën

IsaMustafa-LDKSa i përket rritjes së pagave, kryeministri Mustafa në emisionin “Debat” në RTK tha se kjo do të merret në konsideratë nga Qeveria dhe nuk do të varet nga vullneti po nga mundësitë buxhetore.

Mustafa ka thënë se LDK do ta respektojë marrëveshjen dhe do ta votojë për president të vendit në vitin 2016, liderin e PDK-së Hashim Thaçi.

“Çdo gjë që kemi nënshkruar shumë qartë, do ta respektojmë. Ne do ta votojmë për president kandidatin e PDK-së, zotin Thaçi. Është detyrim që e kemi marrë si parti e koalicionit. Duhet të mësohemi që të respektojmë marrëveshjet”.

Kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur sfidë jo të lehtë për tu kapërcyer krijimin e Gjykatës Speciale. Por sipas tij, kjo do të hiqte një herë e përgjithmonë dyshimet për individë të caktuar në Kosovë.

“Mendoj se ky do të jetë një rast i rëndë, i pakëndshëm mjaft, por një rast i mirë që ne t’i hedhim një herë e përgjithmonë prapa dyshimet të cilat janë vënë ndaj njerëzve jo ndaj UÇK’së dhe ndaj lëvizjes çlirimtare të cilën ne e kemi pasur në Kosovë dhe që pastaj t’i pastrojmë këto dhe Kosova më mos të ketë probleme me komunitetin ndërkombëtar sa i përket dyshimeve të tilla”.

Isa Mustafa konfirmoi se në fund të muajit janar 2015 ose në fillim të shkurtit do të takohet me Vucic, në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket rritjes së pagave, Mustafa tha se kjo do të merret në konsideratë nga Qeveria që ai udhëheqë, por se kjo nuk varet nga vullneti po nga mundësitë buxhetore.

Ndërkohë sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mustafa tha se agjenda përgatitet nga BE. Tha se temat ende nuk dihen por se takimi i parë në mes tij dhe Kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vucic, do të realizohet në fund të muajit janar ose në 10 ditëshin e parë të muajit shkurt.

Kryeministri Isa Mustafa tha se migrimi i qytetarëve të Kosovës nuk është diçka e re pasi kjo ka ndodhur edhe më parë. Tha se nuk është vetëm papunësia arsye sepse sipas tij nga Kosova po ikin edhe ata që e kanë një punë.

Por ai theksoi se do të punojnë që qytetarët e Kosovës të kenë një standard europian në Kosovë.

Mustafa theksoi se po të kishte Kosova liberalizimin e vizave gjërat do të ishin ndryshe.

“Kjo që po shohim tani nuk është diçka që ka lindur këta muajt e fundit. Është një proces i cili po zhvillohet për një periudhë të gjatë në Kosovë…i cili në fakt nuk ka të bëjë vetëm me papunësinë sepse kemi të bëjmë edhe me rastet të cilat janë të punësuara edhe të cilat tentojnë të ikin edhe të kenë qëndrim jashtë vendit”, tha Mustafa në emisionin ‘Debat’ ne RTK.

Më Shumë

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Kuvendi i Kosovës...

Lajmet e Fundit