15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Vehapi nuk ia plotëson dëshirën për dorëheqje Smajl Latifit

Idriz Vehapi3Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi nuk e ka në plan t’ia plotësojë dëshirën e dorëheqjes ish-kryetarit Smajl Latifit. Ai thotë se edhe për shumë vite, do të jetë kryetar i Rahovecit.

“Çfarë dorëheqje more”, thotë Vehapi për “PrizrenPress”

Ish-kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ditë më parë ka thënë se kryetari i kësaj komune, Idriz Vehapi, është future në “qorrsokak”, duke i rekomanduar dorëheqjen.

“Nëse vazhdohet me këtë qasje, atëherë dorëheqja e tij është akti më fisnik që mund të bëjë, si intelektual, si prind dhe si person publik. Jemi të bindur se qorrsokaku ku është futur aktualisht kryetari Vehapi është pa dalje”, shkruan Latifi.

Sipas tij, qeverisja lokale e Rahovecit aktualisht komandohet nga struktura jashtë institucionale, partiake dhe grupe të caktuara të interesit.

Ndërkaq, Idriz Vehapi këto akuza i vlerëson politike dhe të pa baza. Sipas tij, brenda këtij viti Komuna e Rahovecit, ka shënuar shumë suksese.

“Smajl Latifit krejt jeta i ka shkuar në qorrsokakë”, thotë Vehapi. Ai tregon se gjatë këtij viti Komuna e Rahovecit, ka arrit të investojë në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve.

“Gjatë këtij viti kemi investuar në arsim, shëndetësi ujësjellës dhe në sistemin e ujitjes, edhe pse e kemi marrë një buxhet të varfër nga Latifi”.

Vehapi premton se edhe në vitin e ardhshëm, Komuna e Rahovecit, do të investojë në përmisimin jetës së qytetarëve.

“Do të realizojmë edhe shumë projekte të tjera”, premton Vehapi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Lajmet e Fundit