Një muaj paraburgim për rojtarët e pyllit nga Suhareka

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për dy rojtarët e pyllit nga Suhareka.

Jemin Shala dhe Halil Kadolli dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare.
|Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 18.12.2014 nga ora 14:00, dhe do të zgjasë deri me datën 18.01.2015”, njoftoi zëdhënëseje Gjykatës Themelore në Prizren,Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal ,pasi që nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre, me qëllim të lejimit të përfitimit të dobisë pasurore personave tjerë dhe shkaktimit të dëmit personit tjetër me dashje”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit