-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Veteranët e kërcënojnë edhe Agim Çekun

Veteranet therandKa dy vite që ka nisur punën Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por deri më tani nuk ka ndonjë rezultat.

Rezultate përfundimtare po kërkon të dijë Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, i cili përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, po kritikon kryetarin e këtij komisioni, Agim Çeku, i cili sipas tij, nuk po e përmbyllë këtë proces as pas dy viteve.

Qeriqi shkruan se ka marrë vesh se linja buxhetore për veteranët e UÇK-së është përfshirë edhe në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2015 dhe ku parashihet se veteranët e papunë të gëzojnë një lloj pensioni prej janarit të vitit që vjen.

Por, Qeriqi thotë se vonesat në komisionin që udhëheq Agim Çeku, do t’i dëmtojë edhe më shumë veteranët e luftës.

“Do t’iu kisha drejtuar edhe njëherë ish-ministrit dhe kryetarit të komisionit Agim Çekut se si e ndjen vetën në këtë moment kur për mospunën e tij në komision, veteranët nuk do të mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre ligjore sepse ende listat nuk janë përfundimtare”, ka shkruar Qeriqi.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kërkon llogari nga Çeku dhe paralajmëron se një gjë të tillë do ta kërkojnë edhe përmes demonstratave apo edhe organizimeve tjera.

“A e di Çeku se në çfarë gjendje jetojnë veteranët e UÇK-së? A i kujtohen ndonjëherë kolegët e luftës, se, me sa po e shoh, i ka harruar, por le ta ketë të qartë se ne nuk harrojmë dhe ne sot kërkojmë nga ai llogari se pse e ka zvarritur këtë proces, qoftë përmes demonstratave apo edhe organizimeve të tjera”, ka potencuar Qeriqi.

Më Shumë

Prizren, vazhdon pastrimi i kanalit kullues në Marash

Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në zonën e Marashit të Prizrenit. Gjatë këtij aksioni...

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Lajmet e Fundit