Mustafa e Thaçi bashkë në Bruksel

HashimThaci-IsaMustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do të jetë i vetmuar në Bruksel përballë kryeministrit serb Aleksander Vuçiqit.

Me rastin e rifillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mustafa do ta ketë afër edhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçin, i cili deri para zgjedhjeve të 8 qershorit ka drejtuar dialogun politik.

Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re” një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. “Pjesë e ekipit të kryeministrit Isa Mustafa, në bisedimet e dialogut politik me Serbinë në Bruksel, do të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, javën e kaluar ka zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtaren e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ka paralajmëruar se takimi i ardhshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksander Vuçiq, i ndërmjetësuar nga ajo, do të mbahet në muajin janar.

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Lajmet e Fundit