27.3 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Mustafa: Kemi detyrim ta votojmë Thaçin për president

isa mustafa 3Qeverisë i është ndërruar shefi, por zyra e kryeministrit është ajo e njëjta. Është ai inventar i njëjtë i lënë në pozita të njëjta sikurse ishin vendosur në mandatin e shkuar, e madje është edhe e njëjta pikturë e varur në murin ballor të zyrës shefit të ekzekutivit.

Pavarësisht ndërrimit, ka shumë njerëz në publik që thonë se kryeministri faktik nuk do të jetë Isa Mustafa, i zgjedhur këtë muaj në këtë funksion. Thonë se i vërteti do të jetë ish-kryeministri Hashim Thaçi, lideri i partisë më të madhe në vend që në këtë mandat është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, Mustafa zotohet se do ta dëshmojë të kundërtën. Thotë të mos i bëjë shumë përshtypje debati për “kryeministrin e vërtetë” dhe deklaron se nuk ka dualitet në qeverinë e tij. Ai tregon arsyet e bashkimit me Thaçin, rivalit më të madh politik, dhe fajëson Kushtetuesen e Presidenten për krijimin e një rrethane që ia pamundësoi Bllokut ta bënte Qeverinë.

Në pjesën e parë të intervistës, Mustafa flet për ofertën që kishte prej kohësh nga PDK-ja për t’u bërë kryeministër, për procesin e arritjes së marrëveshjes së koalicionit dhe përzgjedhjen e ministrave, si dhe për deputetët e LDK-së që nuk e votuan. Ai i quan ëndrra deklarimet e Fatmir Sejdiut se LDK-ja e PDK-ja, që në muajin shkurt kishin lidhur marrëveshje për të bashkëqeverisur.

Mustafa e shpall të dështuar reformën Kushtetuese dhe thotë se presidenti do të zgjidhet nga Kuvendi. Nuk garanton, por vetëm beson se “deputetët e rebeluar” të LDK-së së paku do ta bëjnë kuorumin kur Thaçi të propozohet për president.

Më Shumë

Arrestohet zyrtari i Agjencisë Pyjore në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. I dyshuari, që...

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

BiCredit vazhdon të zgjerohet për t’ju shërbyer edhe më afër! Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kemi hapur pikën tonë të re në Prizren, për...

Lajmet e Fundit