5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

A gënjeu kandidati për president?

Mjegulla është hequr befas rreth të ardhmes politike të Ben Carsonit, kandidat në garën republikane se kush do ta përfaqësojë partinë në zgjedhjet presidenciale amerikane, i akuzuar se ka gënjyer rreth rinisë së tij të dhunshme dhe rreth një oferte të marrë nga një shkollë prestigjioze ushtarake.

Kandidati zezak, neurokirurg në pension, i cili është i barabartë me miliarderin,Donald Trump, në sondazhe, thotë se është viktimë e një gjahu shtrigash dhe insiston në averzionin ndaj gënjeshtrës, të cilën e konsideron “mëkat”.

Ai kishte thënë se si 17-vjeçar i është propozuar një bursë studimesh nga Akademia e “West Point”-it, se kjo ofertë i është bërë nga një gjeneral i bërë i famshëm në luftën e Vietnamit, porse kishte zgjedhur studimet për mjekësi.

Këtë deklaratë është përpjekur ta përgënjeshtrojë portali “Politico”, i cili ka thënë se institucioni s’ka ruajtur asnjë gjurmë për pranimin e z.Carson, as ndonjë kandidaturë të tij. Mirëpo, ekipi i fushatës ka thënë se kandidati asnjëherë nuk i ka thënë këto fjalë.

Edhe “CNN”-ja ka hulumtuar rreth fëmijërisë së dhunshme të republikanit, siç ka theksuar vetë ky, por s’ka gjetur asnjë gjurmë rreth historive të treguara nga ai.

Më Shumë

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Lajmet e Fundit