23.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

A i kanë prishur ‘muhabetet’ Hashim Thaçi e Kadri Veseli?

Hashim Thaçi e Kadri Veseli duket se nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët. Të njohur si njerëzit më të mëdhenj në PDK, ata nuk shihen më bashkë si dikur. Duket se zgjedhjet brenda partiake kanë prishur ‘muhabetin’ e tyre.

Shumë herë thuhet se ai që merr vendimet në PDK është ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli dhe jo lideri i tanishëm Hashim Thaqi, i cili së shpejti duhet të heq dorë nga i pari i partisë, nëse zgjedhet President vendi.

Kryetari i PDK-së Hashim Thaqi vazhdimisht është lënë anash nga bashkëpartiakët e tij. Në fillim i’u largu Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nga PDK-ja, por me ardhjen e Kadri Veselit në PDK dhe zgjedhjen e tij si nënkryetar të partisë, pak si janë zbehur marrëdhëniet e Thaqit me njerëzit e tjerë të PDK-së, pasi edhe nga shumë të tjerë, Veseli u pa si padëshirueshëm.

Ai që u shpreh më bindshëm kundër Veselit është ish kryeministri Bajram Rexhepi i cili hodhi akuza të shumta ndaj tij. Derisa në vitin 2012 pati fjalë të mira për të, kur ai hyri në PDK, tri vite më vonë pati fjalë krejtësisht tjera. Madje, Rexhepi ka thënë se në momentin që Kadri Veseli vjen në krye të PDK-së, ai do ta lë krejtësisht këtë parti, pasi që e keqja sillet kah ai.

Ajo që na bënë të dyshojmë se Thaqi e Veseli kanë prishur raportet është se ka kohë që nuk janë parë bashkë./Bota Sot/

Më Shumë

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Vetëm në muajin mars, diaspora i dërgoi 112 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare...

Lajmet e Fundit