14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

A ka filluar tashmë Lufta e Tretë Botërore?

Disa ekspertë të sigurisë besojnë se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur, të tjerë thonë se është vetëm çështje kohe derisa pushtimi rus i Ukrainës ta ndezë shkëndijën që do ta shkaktojë një konflikt ekzistencial dhe global.Presidenti Putin të shtunën e përshkroi një vendim të Perëndimit për të vendosur sanksione të paprecedentë kundër regjimit të tij si “i ngjashëm me shpalljen e luftës”.

Ai ka të drejtë. Të dyja palët janë të mbyllura në një luftë ekonomike dhe politike.Pyetja kryesore është nëse të dyja palët kanë kufizimin dhe/ose dëshirën për ta mbajtur këtë konflikt më të gjerë nën pragun e një konflikti të plotë ushtarak.Është një ekuacion i balancuar delikat dhe nënvizon brishtësinë dhe zymtësinë e vijës midis asaj që konsiderohet konvencionalisht si paqe dhe luftë.Për sa i përket pikave të mundshme të ndezjes që e çojnë botën në konfrontim të armatosur, ka shumë.

Aleatët individualë, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe madje – që nga fillimi i pushtimit të Rusisë – Gjermania e mëparshme më pacifiste, po përpiqen ta gjejnë një vijë të mesme midis ndërhyrjes së drejtpërdrejtë dhe mosbërjes së asgjëje.Kjo përfshin dërgimin e armëve dhe municioneve për ta forcuar aftësinë e Ukrainës për ta mbrojtur veten.

Rezultati përfundimtar nuk është aq efektiv sa NATO-ja që e mbron drejtpërdrejt hapësirën ajrore të Ukrainës, por në mënyrë të qartë po e ndihmon Ukrainën ta bëjë të njëjtën gjë. Shpresa është se Rusia do ta vlerësojë dallimin.

Po sikur Moska të vendosë ta shohë rrëzimin e një prej avionëve të saj nga një raketë amerikane e dhuruar ukrainasve ngjajshëm sikur me atë që SHBA-ja e ka rrëzuar atë drejtpërdrejt?Në anën tjetër, paramendojeni se çfarë do të nënkuptonte një disfatë për Ukrainën.

Do të kishte një ndikim të thellë në bilancin e fuqisë në Evropë dhe në fund mund ta nxiste oreksin e regjimeve të tjera autoritare – kryesisht Kinës – për ta përdorur forcën ushtarake që ta imponojë vullnetin e saj mbi vendet tjera.Një faktor tjetër që mund të bëjë që pushtimi rus i Ukrainës të shpërthejë në një luftë më të gjerë është duke e shkaktuar atë përmes ndonjë aksidenti.

Sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq më i madh është rreziku që një raketë ose raketë e humbur ruse t’i godasë një nga vendet e NATO-s që janë në kufi me Ukrainën, ose ta sulmojë një anije luftarake ose të rrëzojë avionë të aleatëve që janë duke fluturuar në afërsi.Së fundi, ekziston mundësia e një llogaritje të gabuar nga Rusia, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që shpërthejnë në luftë globale.

Kjo mund të ketë ndodhur tashmë me vendimin e Putinit për të pushtuar Ukrainën.Por, çka nëse ai vendos të shkojë edhe më tej, p.sh., duke e vënë në shënjestër Moldavinë fqinje ose ta testojë drejtpërdrejt unitetin e NATO-s duke sulmuar drejtpërdrejt një anëtar të aleancës? Aftësia e botës për të thithur goditje të tilla duke mos e prishur sigurinë është e kufizuar dhe tashmë është duke u testuar deri në limitet e saja./Sky News

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Lajmet e Fundit