-1.6 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

A kishte ndarje fetare në luftë? Flet Anton Quni

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka folur rreth zhvillimeve aktuale në vend, dhe ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së.

Por a gaboi Kosova që votoi Specialen?

“Nuk mundemi me thënë që çdo gjë ka qenë perfekt. Për çështjet që janë ngrit ne nuk kemi arrit me i trajtuar në rrafshin e drejtësisë. Tani kur nga eurodeputeti u ngrit tema se pjesëtarët e UÇK’së janë marrë edhe me transplantimin e organeve ishte goditje e madhe ndaj UÇK’së dhe vlerave tona si komb”, thotë Quni për Kanal10.

Quni ka treguar se gjatë luftës janë përballur me mungesa elementare mjekësore gjatë luftës dhe se akuzat për transplantim organesh janë të pabaza.

“Ishte një eurodeputet që kishte një reputacion të lartë dhe i besueshëm sado që vlerësimi i tij ishte i pasaktë, i pabesueshëm dhe thuajse u pranua si opinion që një gjë e tillë ka ndodh”, thotë Quni.

“Unë si pjesë e luftës e di me sa probleme jemi përballë sidomos në fushën e mjekësisë kur kishim edhe mungesë fashash”, shpjegon ai.

Quni është i bindur se do të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK’së.

“Jemi të bindur se nga të gjitha ato teori që u ngritën nga eurodeputeti Marti të hiqen dilemat se nuk ka pasur akte të tilla. Kjo do e heq një barrë”, tha Quni.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë në Kosovë dallime fetare, e as në luftë. Vetë Quni që i përket besimit të krishterë ka treguar fakte nga historia e tij personale.

“Babanë e kam pasur mësues. Ka qenë i vetmi katolik në shkollë. Nuk ka pasur kurrë probleme, bile ka qenë i privilegjuar”, tha Quni.


Quni tregon si u njoftua me kroaten me të cilën u martua: Ajo flet gjuhën shqipe

Anëtari i LDK’së Anton Quni ka rrëfyer njohjen dhe martesën me një vajzë kroate. Tregon se ai kishte kundërshtuar familjen, kur ata i kishin propozuar që ata t’i gjenin një vajzë më të cilën ai do të martohej.

Në këtë mënyrë, ai ka rrëfyer njohjen me bashkëshorten derisa ishte në siujdhesë.

“Njoftova një vajzë e cila kishte ardhur t’i ndihmonte motrës gjatë lindjes. Që në momentet e para mes nesh lindi njëfarë kimie”, shpjegoi Quni.

“Kur e ka kuptuar që jam shqiptar, nuk ka pasur shumë njohuri për shqiptarët. Ka pasur paragjykime. Por edukimi dhe kultura ime i la përshtypje asaj dhe familjes së saj”, shpjegoi ai në Kanal10.

Quni tregoi se familja e tij në Prizren e ka mirëpritur shumë mirë dhe nuk e kanë paragjykuar aspak gruan e tij.

“Nga momenti që është njoftuar me familjen time i kanë lënë përshtypje zakonet tona”, tha ai.

“Ajo flet mirë gjuhën shqipe, nuk e ka problem të komunikojë në fshat me gjuhën e fshatit por edhe gjuhën standarde”, tregoi Quni.

Ai ka treguar se së bashku kanë katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem.


Anton Quni flet për fëmijërinë, tregon çfarë nxënësi ishte në shkollë

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Anton Quni ka folur për jetën e tij private përfshirë shkollimin.

Quni thotë se ka qenë nxënës shumë i mirë.

“Ishim tre vëllezër, unë më i madhi. Isha nxënës i mirë, s’kam shkuar kurrë në klasë i papërgatitur”, tha Quni në emisionin “Tètè A Tètè me Adelinën” në Kanal10.

“Babai ishte mësues ndërsa nëna punonte në fabrikë që prodhonin pjesë sintetike”, shpjegoi ai.

Më Shumë

Vidhet një laptop nga një shkollë në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shkollë në komunën e Suharekës është vjedhur një laptop ditën e djeshme. Sipas policisë, rasti është duke...

100 familje në nevojë përfitojnë ndihma ushqimore nga Komuna e Prizrenit dhe “Islamic Relief Kosova”

Komuna e Prizrenit, në bashkëfinancim me organizatën humanitare "Islamic Relief Kosova," ka shpërndarë pako ushqimore për 100 familje me asistencë sociale. Sipas komunës, ky...

Lajmet e Fundit