Mavraj: Gjykata Speciale është e korruptuar

Profesori universitar, publicisti dhe botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, në emisionin Prizma në T7, ka thënë se Gjykata Speciale është e korruptuar.

Ai ka thënë se kjo gjykatë është shërbyer me materiale të korruptuara.

Mavraj ka theksuar se Thaçi, Veseli e të tjerët kanë nevojë të spastrohen nga aktakuzat e Speciales.

Gjykatën Speciale, ai e ka quajtur “Parti Speciale”.

Mavraj ka bërë thirrje për një organizim me të duhur si shtet në këtë kohë nëpër të cilën po kalon vendi.

Duke folur për dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i presidentit, Mavraj tha se bëri një dorëheqje dinjitoze.

Mavraj në këtë intervistë ka folur edhe për zhvillimet e tjera në vend.

Intervistën mund ta shikoni në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1353259728348842

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit