2 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

A më i vjetër është plisi a flamuri?

HISTORIA E PLISIT

Historia e plisit lidhet me historinë autoktone dhe daton që nga koha pellazgo-ilire, e deri në ditët e sotme.

Plisi në popull dhe krahina të ndryshme shqiptare thirret edhe me emra të tjerë, për shembull, kësulë, qeleshe, qylah, qylaf dhe është quajtur varësisht prej regjioneve banuese.

Dhe, bashkë me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar, të cilin populli ynë e ka ruajtur me fanatizëm e krenari.

Se plisi e vërteton më së miri lashtësinë tonë, tregon historiani Muhamet Rugova.

“Sipas arkivave dhe dokumenteve që edhe sot ruhen në muze të shumta të botës, plisi është përdorur ndoshta 2 mijë vjet p. e. s. Edhe Zeusi, që ishte zot i Olimpit, paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë. Edhe Akili shfaqet me plis në kokë. Edhe Hehtori, Odiseu e Afërdita shfaqen me plis në kokë…

Plisi për ne, shqiptarët, ka rëndësi të madhe, meqë prezanton identitetin tonë kombëtar dhe autoktoninë tonë në këto troje ku jetojmë”, thotë Muhamet Rugova.

HISTORIA E FLAMURIT

U ka shkuar, ndonjëherë, mendja se cili është flamuri më i vjetër në botë? Flamuri më i vjetër në botë është ai i Skocisë, i cili daton që nga viti 832 pas Krishtit gjatë një beteje. Më pas flamuri më i vjetër renditet ai i Austrisë, që nga viti 1230.

Në vend të tretë renditet flamuri i Letonisë, i cili daton nga viti 128O. Në vendin e katërtë shfaqet flamuri i Danimarkës, i cili daton nga viti 1307.

Ndërkaq, në vendin e pestë, si flamuri më i vjetër, renditet flamuri ynë, flamuri shqiptar, i cili daton nga viti 1443.Dalja e parë e flamurit shqiptar ishte më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, ngriti flamurin e tij mbi fortesën e Krujës, në kundërshtim me turqit që sunduan vendin. E, më 28 nëntor 1912, kur u shpall
Pavarësia e Shqipërisë, flamuri ynë u njoh zyrtarisht./Kosovarja/

Më Shumë

Banorët me protestë kërkojnë fundin e reduktimeve të ujit në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren të enjten kanë protestuar para zyrave të KRU “Hidroregjioni Jugor” lidhur me furnizimin e parregullt me ujë...

Lëndimi i Xhakës shqetëson Leverkusenin

Lëndmi i Granit Xhakës, ka krijuar shqetësime te skuadra e Leverkusenit. Sipas gazetës gjermane Kicker, Xhaka ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit për...

Lajmet e Fundit