3.8 C
Prizren
E premte, 3 Tetor, 2025

AAK e Nisma kërcënojnë: Nëse nuk përmbushen kërkesat dalim nga koalicioni PAN

Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, thotë se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma). Edhe Anton Berisha, nga AAK-ja, thotë se do të ishte i qëlluar një koalicion paszgjedhor mes “Vetëvendosjes” dhe AAK-së ndonëse me PDK-në kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk pritet ta nxjerrin Kosovën nga kriza institucionale. Përkundrazi, pas rezultateve të ngushta midis tri blloqeve kryesore pritet të ketë një ngërç politik, i cili do ta pamundësojë krijimin e institucioneve të reja.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët madje nuk përjashtojnë mundësinë për prishje të ndonjë koalicioni parazgjedhor.

Nga ana tjetër, analistët konsiderojnë se zhvillimet e mëtutjeshme varen shumë nëse LDK-ja e partnerët e saj do ta mbajnë fjalën që të mos bëjnë koalicion me PAN-in (koalicioni PDK-AAK-Nisma).

Kjo sipas tyre mund të sjellë mundësinë e krijimit të një koalicioni tjetër, ku nuk do të jetë fare prezent PAN-i.

Dy partnerët e koalicionit parazgjedhor të PDK-së, përkatësisht nga AAK-ja dhe nga Nisma, thonë për “Zërin” se nëse nuk u përmbushen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni.

Madje për më tepër e shohin si të mundur një koalicion paszgjedhor edhe me lëvizjen “Vetëvendosje”

Më Shumë

Vdekja e punëtorit në Suharekë/ Arrestohen dy persona

Një burrë ka humbur jetën në Suharekë pas lëndimeve të marra derisa po punonte. Ai ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, por...

Rektori Alishani zgjidhet kryesues i Konferencës së Rektorëve

Në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve të institucioneve publike të arsimit të lartë, e mbajtur dje në Universitetin e Prishtinës, me vota unanime rektori...

Lajmet e Fundit