5.6 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

AAK ende pa qëndrim për protestën e së martës

ramush haradinaj me strukturen e partiseAleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ishte pjesëmarrëse në protestën e djeshme gjithëpopullore, nuk tregon nëse do të dalin apo jo në protestën e së martës, e cila do të mbahet në rast se Kryeministri Mustafa nuk e shkarkon ministrin Jabllanoviç deri të hënën në orën 16. Ndërkohë, Nisma për Kosovën është ngritur në këmbë pa kushte.
Protesta e djeshme gjithëpopullore, e cila si rrjedhojë, veç tjerash, solli një ultimatum për kryeministrin Mustafa, që deri të hënën në orën 16, ta shkarkojë ministrin për kthim dhe komunitete, Alexandar Jabllanoviç. Kjo kërkesë ka ardhur pas deklaratave të Jabllanoviçit, në të cilat ky i fundit i kishte fyer nënat gjakovare, duke i quajtur “egërsira shqiptare”.

Protesta e thirrur fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizata Thirrjet e Nënave, u mbështet pa kushte edhe nga partitë e tjera opozitare AAK dhe Nisma për Kosovën. Mirëpo, në thirrjen për një protestë tjetër në rast të mos plotësimit të kërkesës për shkarkimin e Jabllanoviçit, nuk dihet nëse do të mund të llogaritet në mbështetjen e AAK’së. Kjo parti ende nuk ka dalë me një qëndrim të qartë nëse do të marrë pjesë ose jo në protestën e së martës. Anëtarët e kësaj partie të cilët kanë marrë pjesë dje në protestë kanë qenë të pakontaktueshëm sot gjatë gjithë ditës. Ndërkohë, Haradinaj gjatë fjalimit të Kurtit e kishte braktisur protestën.

Ndryshe nga AAK’ja, lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i marrin seriozisht kërkesat e qytetarëve dhe është distancuar nga incidentet e shkaktuara pas përfundimit të protestës.

Në anën tjetër, ani pse kishin deklaruar se do të qëndronin në krye të protestës, Limaj e Haradinaj ishin lënë në plan të dytë nga Vetëvendosja dhe Albin Kurti./Gazeta Express/

Më Shumë

Tefik Tarashaj betohet si kuvendar i Komunës së Prizrenit

Kuvendari i ri i PDK-së, Tefik Tarashaj, ka dhënë sot betimin për herë të parë si anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke u...

“Hidroregjioni Jugor” vazhdon aksionin e shkyçjeve për mospagesë – 52 raste vetëm të mërkurën

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e Inspektoriatit po vazhdojnë aksionin e shkyçjeve nga rrjeti i ujësjellësit për konsumatorët me borxhe të pashlyera,...

Lajmet e Fundit