7.2 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

AAK-ja synon t’i fitojë zgjedhjet e vetme

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Ramush Haradinaj i plotëson të gjitha kushtet për të qenë president i vendit.

Ai ka tërën se në zgjedhje do të garojnë për të parët.

Ndërsa sa i përket arritjes së një koalicionit parazgjedhor, Muharremaj tha se presin përfundimin e zgjedhjet, për ta parë mundësinë e një bashkëpunimit pas zgjedhore me partitë politike.

“Unë besoj që të gjitha kushtet i plotëson zotëri Haradinaj për të qenë president i vendit por në Kosovë, Parlamenti e zgjedh presidentin dhe kryeministrin. Ne jemi përgatitur për zgjedhje të jashtëzakonshme siç do parti tjetër mirëpo do t’i presim rezultatet e zgjedhjeve se kush do të dalë e para apo e dyta. Unë mendoj se do të ketë koalicione pas zgjedhjeve. Ne garojmë për të parët për kryeministër por edhe për president. Mirëpo po presim derisa të përfundojnë zgjedhjet që të shihet mundësia e koalicioneve. Unë do të kandidojë për zgjedhje lokale dhe kjo është vendosur nga Këshilli drejtues i partisë. Ne veç jemi dakorduar që për vitin e ardhshëm do të jem kandidat potencial për kryetar të komunës së Suharekës”, u shpreh ai.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Nis asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Xhemë Gostivari”, një prej...

Lajmet e Fundit