2.1 C
Prizren
E enjte, 6 Shkurt, 2025

AAK: Jo, paralelizmit etnik në ushtrinë e Kosovës

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vlerëson se ideja e lansuar që javëve në vijim do të diskutohet për krijimin e një “entiteti ushtarak” minoritar – paralel dhe një-etnik, përbrenda strukturës së ardhshme të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), ekskluzivisht për pakicën serbe, është i rrezikshëm, jofunksional, dezintegrues dhe jashtë çdo praktike standardizuese të strukturave të rregullta ushtarake të shteteve demokratike dhe të vetë NATO, që pretendohet të jetë FAK-u dhe anëtarësimi i saj në këtë organizatë.

Paralelizmi ushtarak që pritet të diskutohet në mes Prishtinës dhe Beogradit, në hierarki vertikale dhe horizontale me nivel komandues të veçantë dhe i ndarë nga struktura e unifikuar e komandimit ushtarak, ka tendencë të implikojë dhe të kontrollojë Ushtrinë e Kosovës nga prezenca paralele brenda FAK-ut nga Serbia, përmes infiltrimit të marrëveshjeve politike, thuhet në reagimin e AAK-së reagimin e AAK-së.

Mendimet se kjo është një fazë kalimtare e relaksimit të raporteve me Serbinë, nuk qëndron, për shkak të kompleksitetit strukturor dhe strategjik për sigurinë e Kosovës.

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, që çështjet vitale-nacionale, siç janë Punët e Brendshme Shtetërore; Ushtria; Inteligjenca; Tërësia e Sovranitetit, Rregullimi i Brendshëm Juridiko-Politik etj., të mos hyjnë asnjëherë në kuadër të bisedave me Serbinë. Njëherit, nuk duhet lejuar që, duke përfituar Serbia, këto të jenë kusht për normalizim të raporteve midis dy shteteve.

Qeveria vazhdimisht po e neglizhon realizimin e bazës ligjore, që lejon krijimin e FAK-ut, rrjedhimisht të hapë rrugën legale, parlamentare dhe kushtetuese që Kosova më në fund të ketë arkitekturën e re ushtarake.

Kjo situatë e imponuar është skajshmërisht e papranueshme dhe duhet të ngjallë reagime të menjëhershme, që Kosova ta ketë sa më parë ushtrinë profesionale dhe jopolitike, me një hierarki unike komanduese dhe jo t’i vishet asaj edhe një “trup-komandë” paralele nga Lista Serbe, e imponuar politikisht nga ndikimi i Beogradit në Kosovë, thuhet në reagimin e AAK-së.

Më Shumë

Ballkani ndërpret bashkëpunimin me tre futbollistë

Ballkani ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me tre lojtarë, përfshirë portierin Damir Luljanoviq, pas katër viteve të tij në klub. Në një njoftim zyrtar,...

Bashkimi fiton dominueshëm derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 67:105 (18:30, 12:29, 16:27, 21:19) në javën e 13-të të Superliga Femrat. Çereku...

Lajmet e Fundit