Sot përballen Prishtina – Ponte Prizreni dhe Vëllaznimi – Ylli

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku në këtë xhiro do të zhvillohen shumë ndeshje interesante.

Dueli i parë është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. “Bardhekaltrit” do të përpiqen ta ndalin serinë e fitoreve të prizrenasve, që ka shkuar në gjashtë. Ponte ka treguar ndeshje të mira në xhirot e fundit, duke qenë në vendin e parë me Rahovecin me tetë fitore dhe tri humbje, kurse prishtinasit kanë tri fitore dhe tetë humbje.

Të martën përballen edhe Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli. “Kuqezinjtë” kanë katër fitore dhe shtatë humbje, derisa therandasit gjashtë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një takim interesant. Rahoveci dhe Bashkimi, që janë në formë të mirë në xhirot e fundit, do të ndeshen të mërkurën.

“Vreshtarët” humbën nga Ponte Prizreni në xhiron e fundit, por kanë pikë të njëjta me Ponten, kurse “Portokallezinjtë” ndodhen në formë shumë të mirë dhe pas Pejës kërkojnë fitoren edhe ndaj Rahovecit. Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Peja – Trepça është sfida e fundit e kësaj xhiro. Skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë një ndeshje të bukur të mërkurën. Pejanët kanë shtatë fitore dhe katër humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe nëntë humbje, duke qenë skuadra e fundit për momentin në renditje.

Prince Caffe Superliga – Java 12

Të martën takohen:
13:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni
15:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

Të mërkurën takohen:
13:00 Rahoveci – Bashkimi
15:00 Peja – Trepça

(Epoka e re)

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit