Abrashi i LVV-së: Kosova në dialog po përfaqësohet në nivel shumë më serioz se më parë

Deputeti i LVV-së në Kuvendin e Kosovës, Artan Abrashi duke komentuar dialogun e ditës së djeshme në Bruksel, ka thënë se ka një dinamikë të re në dialog.

“Përshtypja jonë nga ai takim është se tashmë Kosova përfaqësohet në nivel shumë më serioz dhe ka një qasje shumë më proaktive se që ka pasur më herët”, deklaroi Abrashi në “Debat Plus”.

Ai thotë se LVV në të kaluarën ka pasur vërejtje për dialogun pa parime.

“Është bërë një dëm shumë i madh nga klasa e vjetër politike. Albin Kurti është zotuar se do t’i zhbëjë këto dëme të bëra në të kaluarën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Abrashi thotë se LVV vazhdimisht e ka përmendur se dialogu nuk është prioritet.

“Më vjen mirë që dialogu nuk po i merr shumë energji dhe kohë zotit Kurti pavarësisht se është krijuar përshtypja në publik, por definitivisht nuk është tema kryesore dialogu”, tha ndër të tjera Artan Abrashi.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit