Biden: Nëse Navalny vdes për Rusinë pasojat do ishin shkatërruese

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se nëse vdes në burg Alexei Navalny, lideri i opozitës, për Rusinë pasojat do të ishin shkatërruese.

Ai në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se ky shtet me dëshpërim është duke u përpjekur për të ruajtur pozitën e saj si fuqi botërore.

“Humbja e këtij statusi do të jetë “çmimi që ata paguajnë” për ndërhyrjet e vazhdueshme në zgjedhje. Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë”, ka thënë Biden, pasi u pyet për ndikimin rus në zgjedhjet amerikane.

“E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”, shkruan BBC

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit