-1.7 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Abrashi: Nuk ka pengesa ligjore, Kurti do të kandidojë për kryeministër

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkoj në zgjedhje, u përfol se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do të mbahen, raporton Gazeta Express.

Mirëpo, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka thënë se vepra për të cilën ngarkohet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk do ta pengojë atë që të kandidojë në zgjedhje.

Ai është shprehur se nuk ka ndonjë pengesë ligjore për kandidimin e Kurtit dhe deputetëve të tjerë të këtij subjekti në këto zgjedhje.

“Ne kemi analizuar këtë çështje është fjala për pikën 16 të vendimit . Sipas analizave tona dhe konsultimeve që kemi bërë me juristë del që zoti Kurti dhe deputetët që janë përmendur nuk kanë asnjë pengesë ligjore që të jenë pjesë e listës për deputetë. Nuk duhet të ekzistojë një pengesë e tillë, pra nuk ka ndonjë arsye që Kurtit t’i ndalohet kandidatura”, ka thënë ai.

Abrashi ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses, ndonëse ka thënë se duhen edhe vendime tjera që kjo Gjykatë të tregoj se është transparente.

“Gjykatës i duhen ende shumë raste të tjera që ta dëshmojë objektivitetin dhe transparencën, por me këtë vendim që ka marrë është në rrugë të duhur. Kjo është mënyra e vetme si duhet të funksionojë një institucion i tillë”, ka shtuar ai./Express/

Më Shumë

Vitia: S’ka raste me virusin HMPV në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me virusin HMPV. Në një konferencë për media, ai theksoi...

Vidhet një zinxhir ari me vlerë 500 euro në një argjendari në Prizren

Një zinxhir ari me vlerë 500 euro është vjedhur nga një kliente në një argjendari në Prizren. Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi...

Lajmet e Fundit