Abuzoi seksualisht me shqiptaren, Robinho dënohet me nëntë vjet burgim

 

Ish-futbollisti brazilian Robinho, është dënuar me nëntë vjet burgim.

Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë shqiptare, 23 vjeçare në atë kohë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013-të në një diskotekë në Milano, raportojnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv

Qeveria italiane fillimisht kishte kërkuar ekstradimin e ish-lojtarit të Milanit dhe Real Madridit, në shtatorin e vitit të shkuar, por kërkesa u refuzua në bazë të nenit pesë, të Kushtetutës së Brazilit, që ndalon ekstradimin e shtetasve.

Por, javën e kaluar, Qeveria italiane bëri një tjetër kërkesë, kësaj here sipas Traktatit të Ekstradimit, në mënyrë që Robinho ta vuajë dënimin në Brazil.

Me çështjen, që tashmë ka marrë formë të prerë, “arratia” e brazilianit ka marrë fund dhe tashmë ish-anësori i sulmit, duhet të vuajë nëntë vjet pas hekurave/ Klankosova.tv

 

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit