16.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Adelina Tahiri “bombardon” Lorik Canën

Në media është folur gjatë për një lidhje mes tyre. Bëhet fjalë për kapitenin e kombëtares, Lorik Cana dhe këngëtaren, Adelina Tahiri.

Mediat rozë raportuan se ndarja e tyre erdhi për shkak se Cana kërkonte një femër të virgjër. Pavarësisht se kanë kaluar vite nga kjo histori, Tahirit ende nuk i ka ikur inati.

“Unë 15 vjeç nuk isha e virgjër dhe bashkëshortja e tij italiane dhe 30­-vjeçare ishte e virgjër!? Këto lajme më kanë lënduar shumë kur i kam hasur në media”.

“Virgjëria e një femre shihet edhe te formimi që ajo ka në kokë. Unë nuk jam Shën Maria, por veten e njoh mjaft mirë dhe nuk jam e tillë si më kanë akuzuar”, shprehet këngëtarja nga Maqedonia për “Bluetooth”.

Më pas, ajo tregon edhe sesi e ka njohur Canën…

“Unë dhe Loriku jemi njohur para disa vitesh. Kam qenë rreth 14, 15 vjeç ndaj dhe ajo që kishim ne nuk ishte një lidhje, nuk e mohoj që jemi pëlqyer”.

“Kemi dalë disa herë me Lorikun dhe e kemi shijuar shumë shoqërinë e njëri­tjetrit, por mes nesh nuk ka pasur asnjë lidhje, thjesht një simpati mes të dyve. Gjërat mbaruan kur kuptuam që nuk ishim aty ku duhej”, tregon ajo.

Më Shumë

Bashkimi mposhti Trepçën në miqësore

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës në miqësoren e zhvilluar sonte në “Sezai Surroi” në Prizren, ku kishte rreth 1 mijë shikues. Ekipi prizrenas ka...

Bushrani i Vetëvendosjes kërkon nga drejtoresha e Arsimit në Prizren të publikojë listën e drejtorëve të shkollave që janë emëruar politikisht

Pas deklaratës së drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj, e cila tha se “shkolla nuk duhet të përdoret për politikë”, ka...

Lajmet e Fundit