Në një botë ku fjala shpesh humbet mes zhurmës, Adifete Shiti e ka zgjedhur poezinë si udhërrëfyes të shpirtit dhe si mjet për të mbjellë humanizëm.
Ajo nuk e sheh krijimtarinë si garë për çmime, por si një rrugëtim për të prekur zemrat e lexuesve. Në këtë intervistë, ajo ndan rrënjët e pasionit të saj, filozofinë krijuese dhe mesazhet që i japin kuptim jetës.
QendraPress: Ju lutem, na jepni një biografi lidhur me veprimtarinë tuaj?
Adifete Shiti: Veprimtaria ime buron nga fjala e shkruar. Vargu është udhërrëfyesi im, shkrimi është shtegu im, e humanizmi është forca që më shtyn të jem dorë ndihmëse për të tjerët. Më pëlqen të mbroj të drejtën e gruas aty ku ajo ka të drejtë, sepse zëri i saj shpesh mbetet i heshtur. Në konkurset poetike ku kam marrë pjesë, kurrë nuk e kam parë çmimin si synim. Çmimi im i vetëm janë lexuesit, janë miqtë e rinj që më dhuron krijimtaria. Nuk ka shpërblim më të madh se të mbetesh në mendjen dhe zemrën e njerëzve. Farat që mbjell me fjalë, një ditë japin fryt.
QendraPress: Kur keni filluar të merreni me poezinë?
Adifete Shiti: Me poezinë u njoha herët, në moshë të brishtë. Shkruaja shumë, por i fshehja shkrimet nga frika e gjykimit. Shoqëria jonë shpesh gjykon më shumë sesa kupton, prandaj heshtja dukej si mburojë. Por fjala nuk mund të rrijë gjatë e mbyllur – ajo shpërthen, del në dritë.
QendraPress: Çfarë paraqet poezia për ju?
Adifete Shiti: Poezia për mua është zemra që flet në heshtje. Është brendësia që nuk mund të rrijë e burgosur. Dora ime nuk bën gjë tjetër veçse i jep formë atij zëri të brendshëm – qoftë gëzim, dhimbje, natyrshmëri apo kujtim.
QendraPress: Kur shkruani poezi, sa ia përkushtoni ndjenjën tuaj shpirtërore?
Adifete Shiti: Mesazhet e mia nuk kanë një formë të vetme; ato rrjedhin sipas ndjenjës. Metaforat që përdor janë pasqyra e jetës sonë, sepse populli e kupton të vërtetën më thellë përmes figurave, jo vetëm përmes fjalës së drejtpërdrejtë.
QendraPress: A i paraqitni mesazhet në vargje, apo metaforat janë dëshmi letrare?
Adifete Shiti: Nuk kam kufij në krijim. Çdo gjë që më rrethon – dashuria, brengat, hidhërimet, gëzimet – gjen strehë në poezi.
QendraPress: Cili është relacioni mes jetës suaj dhe poezisë?
Adifete Shiti: Mesazhi im është i qartë: duajeni jetën, punoni për të, mos u dorëzoni. Edhe kur ajo ju hedh prapa, mos u ligështoni – ngrituni më të fortë, bëni dhjetë hapa para. Mos lejoni të bëheni vegël në duart e të tjerëve; bëhuni vetë dritë, prioritet dhe shembull për njerëzit./Intervistoi:Qazim Thaçi
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren