Administrata Komunale e Prizrenit nga e hëna rifillon punën

Administrata e Komunës së Prizrenit, do të rifillojë punën nga 4 maj.
Siç njofton Komuna e Prizrenit, orari i punës do të jetë nga ora 09:00 deri në 15:00.

“Ky orar do të vlejë deri në një vendim tjetër që do të merret nga Drejtoria e Administratës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa qytetarët që do të kryejnë shërbime në administratën komunale, do të jenë të obliguar që t ‘i respektojnë masat mbrojtëse kundër pandemisë, duke ruajtur distancën me të tjerët dhe duke qenë të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse.

Ofrimi i shërbimeve online do të vazhdojë edhe më tej, ku qytetarët po ashtu do të mund t’i dorëzojnë kërkesat, ankesat apo çështjet e tjera, në formë elektronike nëpërmjet e-mail adresës: [email protected].

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit