Adnan Januzaj kërkohet nga Napoli, mund të bashkohet me Amir Rrahmanin në janar

Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj ka rënë në radarin e klubit të njohur italian, Napoli, aty ku aktivizohet edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Lajmin e ka konfirmuar, Dirk De Vriesse, agjenti i futbollistit shqiptar të Real Sociedad.

“Januzaj ka fituar shumë eksperiencë duke luajtur tek Borussia Dortmund, Manchester United dhe Real Sociedad, tashmë është i gatshëm të provojë dhe diçka tjetër. Po është e vërtetë që nga Napoli ka një interesim për Januzajn. Ne do të shohim mundësitë që do të na vijnë në janar , të shohim se kush do të interesohet konkretisht për të e më pas do të vendosim”, u shpreh Dirk De Vriesse.

Januzaj është te Sociedadi që nga viti 2017, ku deri më tani ka bërë 133 paraqitje, ka shënuar 19 gola.

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit