3.7 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Adnan Januzaj mbetet pa klub

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, ka mbetur pa klub pasi që nuk arriti marrëveshje për ta vazhduar kontratën me Real Sociedad-in.

Lajmin për largimin nga klubi, e ka bërë të ditur vetë Real Sociedad, të cilët përmes një postimi në faqen zyrtare, njoftuan se Januzaj dhe Monreal nuk do të jenë më pjesë e klubit spanjoll.

“Real Sociedad njofton se Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal nuk do të vazhdojnë në klub për sezonin e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e tyre.

 

“Klubi falënderon Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal për angazhimin, përkushtimin dhe përpjekjet e tyre gjatë qëndrimit të tyre me ne, ndërsa u uron atyre më të mirat për të ardhmen e tyre personale dhe profesionale”, përfundon njoftimi i tyre.

Kujtojmë që Januzaj konsiderohej një futbollist me një të ardhme të ndritur sa ishte pjesë e Manchester United.

Mirëpo, nuk shkoi ashtu siç u mendua dhe Januzaj provoi disa aventura tjera huazimesh në Sunderland dhe në Dortmund.

Ai më pas u shit te Real Sociedad-i në verën e vitit 2017 për shumën e 8.5 milionë eurove, ku nënshkroi kontratë pesë-vjeçare.

Gjatë kësaj kohe në Sociedad, Januzaj ka regjistruar 167 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 23 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vdes një grua në aksidentin mes veturës e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Prizren, mbahet takimi i përmbyllës i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Në Prizren është mbajtur takimi i rregullt, përmbyllës për vitin 2025, i mekanizmit koordinues me akterët që merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

Lajmet e Fundit