11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Afërdita Curri hap në Prishtinë ekspozitën me skulptura“Jam Drenica

20140624001126560Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ka hapur dyert për ekspozitën me skulptura të artistes Afërdita Curri, e cila vjen në prezantimin e saj të pestë personal.

Një ekspozitë kushtuar historisë dhe kulturës së Drenicës, ka tërhequr vëmendjen e publikut prishtinas këtë fund qershori.
Drenica, vendlindja e shumë liderëve ushtarak të Kosovës, me historikun që mbart, është bërë epiqendër frymëzimi për dhjetëra vepra të krijuara nga Afërdita Curri, e cila ka mbledhur në mjediset e Bibliotekës Kombëtare profesorë arti, studentë dhe artëdashës . Në këtë periudhë kur studentët pregatiten për provimet e fund sezonit, Afërdita Curri, ka zgjedhur të hap ekspoziën e saj të radhës, duke surprizuar.

Ambientet e Bibliotekës Kombëtare janë shndërruar për disa orë, në një muze të vërtetë kushtuar Drenicës. Autorja e ekspozitës ka zgjedhur jo vetëm ta prezantoj artin e saj në skulptura, por të krijoj një atmosferë të veçantë, ku nuk kan munguar orenditë artizanale të krijuara prej saj, të cilat I kanë shndërruar ambientet e bibliotekës në një muze historik. Çilime të krijuara me zbukurime të traditës së Drenicës, orendi shtëpiake të zonës, një pikturë e madhe kushtuar heroit legjendar Adem Jasharit si dhe dhjetëra skulptura, kanë mbushur ambientet e bibliotekës në këtë ekspozitë, krejt ndryshe nga të tjerat. Autorja, njëkohësisht dhe kuratorja e ekspozitës, ishte kujdesur deri në detaje për të sjellë një copëz histori të vendit të saj të frymëzimit, Drenicës. Veshur me një fustan kuq e zi, për ti qëndruar besnike traditës kombëtare Curri ka mirëpritur vizitorët e ekspozitës, duke kujtuar se arti bëhet dhe më frymëzues nga një zonë me vlera si Drenica, të cilën e ka bërë lajkmotiv të krijimeve të saj.

Skulptorja Afërdita Curri, ka thënë se deri tani është prezantuar në disa ekspozita në Kosovë, të cilat kanë pasur tema të ndryshme, por nuk është larguar nga tradita shqiptare, e veçanërisht nga tradita e Drenicës. Mes emocioneve dhe falenderimeve për familjarët e saj që e kanë ndihmuar në hapje të kësaj ekspozite autorja përshëndeti të pranishmit në hapje të eventit.
“Deri më tani unë i kam hapur disa ekspozita në Kosovë siç janë: ‘Për ty atdhe’, ‘Ëndrra fëmijërore’, ‘Lulëkuqet e Drenicës’, ‘Nëna ime’, ‘Guri i rëndë peshon në vend të vet”, ka theksuar Curri për “Kult Plus”. Por, dhe pse ka vendour ti qëndrojë besnike ruajtjes së vlerave dhe historisë në krijmtarinë e saj Curri shprehet se mbështetja nga institucionet i ka munguar.
“Për të gjitha ekspozitat që i kam pasur, nuk kam pasur asnjë përkrahje institucionale. Besoj se në të ardhmen mund të kem mbështetje, pasi krijimi i skulpturave është tepër i kushtueshëm dhe është vështirë që të mbulohen financat në mënyrë vetjake në të gjitha rastet”, ka theksuar ajo.
Ndërsa profesori i Fakultetit të Arteve, Dr. Hivzi Muharremi ka vlerësuar lartë punimet e skulptores Afërdita Curri. Sipas tij, punimet që janë ekspozuar në këtë ekspozitë flasin për imagjinatën e bujshme të një krijuese të re, që në të ardhmen, jo vetëm që do të jetë prezente me vepra nga fushat e skulpturës, por edhe do të zhvillohet si një artiste e mirëfilltë.
“Afërdita Curri duket se burimin e frymëzimit e gjen që nga jeta e njerëzve të thjeshtë, nga natyra, nga bota e fëmijëve, por dhe nga bjeshkët e Drenicës. Ajo është e preokupuar nga tematika historike, ngjarjet e ’90-s, kur nëpër pak dritë për çlirim u gjakos, jo vetëm Drenica, por e tërë Kosova”, ka thënë profesor Muharremi.

Më pas pjesëmarrësit ndoqën me mjaftë interes ekspozitën me skulptura të autores, ku binin në sy inspirime nga heronjë dhe figura të popullit të Kosovës.
Afërdita Curri, u lind në Fshatin Korroticë, Komuna e Drenasit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen në Drenas. Që e vogël ajo është rritur me pasionin për artetet, veçanërishtë për skulpturën. Ajo ka mbaruar studimet për Pedagogji në Universitetin e Prishtinës. Por, nuk është mjaftuar me kaq, tashmë është duke përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve në Univeristetin e Prishtinës, Drejtimi i Skulpturës. Autore e disa ekspozita Afërdita nuk rresht së falenderuari për përkrahjen, motrat e saj prof. Drita Curri dhe Mirdita Curri, pa të cilat nuk do mund të arrinte deri këtu. /KultPlus.com

Më Shumë

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit