6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Afrim Avdaj merr gradën shkencore “Doktor Shkence”

DSC03065Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, më datën 02.03.2015, ka mbrojtur me sukses diszertacionin e Doktoraturës, para jurisë së ngritur pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, dhe ka marrë gradën shkencore “DOKTOR SHKENCE” në fushën Kirurgji e Përgjithshme.

Mbrojtja e dizertacionit të doktoratuës me temë “Trajtimi i sëmundjeve ulçeroze gastrodueodenale të perforuar “ është kurorizim i një pune gjashtë vjeçare të identifikimeve, hospitalizimeve, trajtimeve, intervenimeve kirurgjike, analizave, hulmtimeve, krahasimeve dhe rezultateve të krahinës së Dukagjinit. Punimi është vlerësuar lartë nga Komisioni i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë,i përbërë nga emrat më të njohur të kirurgjisë shqiptare.

“Kandidati Afrim Avdaj mbrojti në mënyrë të shkëlqyeshme disertacionin e doktoraturës dhe fitoi të drejtën e gradës shkencore “Doktor i shkencave” në fushën e Kirurgjisë së Përgjhithsme”, – thuhet në vendimin e komsionit 5 anëtarësh me kryetar Prof. Dr. Mustafa Xhani.

Gradimi i Dr. Afrim Avdaj , në gradën më të lartë shkencore në fushën e Kirurgjisë së përgjithshme, është një sukses dhe e arritur e madhe për mjekësinë dhe qytetarët në përgjithësi, ndërsa Spitali Rajonal i Prizrenit fitoi një kuadër, të munguar deri më tani, me titullin më të lartë shkencor “Doktor i shkencave” në fushën e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Më Shumë

Rahoveci shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Rahovecit priti në zyrën e tij qytetarë dhe përfaqësues të...

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit