8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Agim Ademi për vdekjen e 17-vjeçarit: Djalosh shembullor dardan, do ta kujtojmë përherë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas vdekjes së futbollistit 17-vjeçar, Erion Kajtazi.

Ademi thotë se është thellësisht i tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të Trepça ’89 teksa u shpreh ngushëllime familjarëve, njofton Klankosova.tv.

“Thellësisht i tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të FC Trepça’89 dhe anëtarit të ekipeve të grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, Erion Kajtazi. Një lajm që na tronditi dhe preku zemrat e gjithsecilit prej nesh si komunitet i futbollit, por edhe opinionin e Kosovës në përgjithësi. Vdekja e parakohshme i ndali në gjysmë ëndrrat e tij rinore dhe futbollistike”.

Mes tjerash, Ademi thotë se i gjithë komuniteti i futbollit, e nderon dhe e kujton me lot në sy djaloshin shembullor dardan.

“Erioni ndërroi jetë në fushën e gjelbër, aty ku filloi ta jetësonte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist i madh, me të cilin do të krenohej jo vetëm familja, por edhe i gjithë kombi. Erioni ishte talent i jashtëzakonshëm, por sot u shua për të udhëtuar drejt parajsës, e për jetuar përgjithmonë i freskët në kujtimet e familjes, bashkëlojtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit”.

“Në këtë ditë të rëndë pikëllimi, në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, dua t’ua përcjell ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe bashkëlojtarëve e miqve të Erionit. Sot, i gjithë komuniteti i futbollit, e nderon dhe e kujton me lot në sy djaloshin shembullor dardan”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Lajmet e Fundit