17.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Agjenda e Kuvendit të Kosovës sot me Reformën Zgjedhore

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë të rregullt. Mediat raportojnë që në këtë mbledhje e cila pritet të jetë e radhës por për këtë dalngadalë dhe sigurtë prej atyre mbledhjeve të fundit kur ky Kuvend në këtë përbërje do të merr vendime, do të “lexohet” që i bie edhe votohet Ligji për Reformën Zgjedhore (pika katër e rendit të Ditës) . Dhe jo vetëm. Kuvendi i Kosovës sot ka një agjendë të ngjeshur. Pa u zgjatur, po e përcjellim të tërën për lexuesit:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës,

5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2013,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2013,

9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ripranim,

10. Shqyrtimi dhe miratimi i Deklaratës për partneritet ndërmjet Kuvendit dhe Shoqërisë Civile,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

Më Shumë

Trashëgimia kulturore në duart e brezit të ri – përmbyllet kursi praktik për restaurim dhe dokumentim në Prizren

Mbrëmë, në një ceremoni përmbyllëse të ngrohtë dhe simbolike, u ndanë certifikatat për pjesëmarrësit e kursit praktik mbi restaurimin dhe dokumentimin e artefakteve arkeologjike...

Takim i veçantë mes dy ikonave: Shqipe Kastrati dhe Shyhrete Behluli

Këngëtarja e njohur Shqipe Kastrati ndau në rrjetet sociale një moment të veçantë me kolegen dhe mikeshën e saj, Shyhrete Behluli, raporton PrizrenPress. Në postimin...

Lajmet e Fundit