8.2 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

‘Agjentët janë duke ëndërruar për një dyshe Messi-Ronaldo te Juventus’

Ish-sulmuesi i Barcelonës , Rivaldo ka dhënë disa versione mbi atë se çfarë mund të ndodh nëse Lionel Messi vendos të largohet nga “Camp Nou”.

Gjatë gjithë ditës së djeshme është raportuar për një largim të mundshëm të Lionel Messi nga blaugranët. Gjithçka lidhet me dështimin e klubit në aspektin e politikave të brendshme, përfshirë transferimet e konsideruara si dështime.

Gjithsesi, këtë situatë e ka komentuar edhe Rivaldo, i cili ka dhënë dy nga versionet më të mira të mundshme për Messin, nëse ai largohet nga blaugranët.

“Nëse ai zgjedh të largohet nga Barcelona, atëherë diçka nuk po shkon mirë në dhomat e zhveshjes. Kur kontrata e Messi të skadojë, ai do të jetë 34 vjeç, por klasi i tij më bën të mendoj se ai mund të luajë në Premierligë”, ka thënë Rivaldo.

“Ai mund të dojë të ribashkohet me Guardiolan, pasi ata kishin një partneritet të shkëlqyer te Barca. Me gjithë këto spekulime, besoj se disa agjentë janë duke ëndërruar për një dyshe Messi-Ronaldo te Juventus”, përfundoi braziliani.

Të dy nga këto opsione mund t’i sjellin Leo Messit shumë trofe të tjerë në kabinetin e tij, ndoshta edhe trofe individual.

Mbetet të shihet nëse Leo do të lë vërtetë Barcën, pasi nuk është hera e parë që nisin spekulimet për largimin e tij.

Image

Më Shumë

Ndërroi jetë ish-futbollisti i Lirisë, Refki Neziri

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti i KF Liria, Refki Neziri, nga Lubizhda e Prizrenit. Neziri ishte pjesë e gjeneratave të viteve ’80 të...

Pas ndërprerjeve të vazhdueshme, KEDS nis dyfishimin e kapacitetit të rrjetit në Malishevë

Sot, banorët e Malishevës protestuan para ndërtesës së KESCO-s për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike. Në të njëjtën ditë, KEDS njoftoi se...

Lajmet e Fundit