1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

AGK kundër sjelljeve të zyrtarëve publik ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me anë të një komunikate reagon kundër sjelljeve të zyrtarëve publik në raport me gazetarët e mediave në Kosovë.

AGK-ja ka vërejtur se kohëve të fundit janë shtuar përpjekjet e zyrtarëve të institucioneve pa përjashtim, për të penguar punën e gazetarëve në forma të ndryshme.

Sipas komunikatës së AGK-së, rasti më i fundit është ai i kryeshefit ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës Agron Mustafa, në konferencën e PTK-së, të mbajtur në Swiss Diamond me datë 02.06.2014. Mustafa refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarit të gazetës “Zëri” fillimisht me arsyetimin se tema e konferencës nuk përputhet me çështjet e ngritura për tu lëshuar më pas në akuza dhe ofendime të rënda ndaj gazetarit dhe punës së tij. Konkretisht bëhet fjalë për pyetje që kishin të bënin me raportin e botuar në gazetën “Zëri” ku një biznesmen italian një ditë më herët kishte hedhur akuza në drejtim të zyrtarëve shtetëror, përfshi edhe kryeshefin e kompanisë më të madhe publike, Agron Mustafa.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka parë incizimet të cilat paraqesin sjelljet e kreut të Postës dhe Telekomit të Kosovës Agron Mustafa dhe kujton për të gjithë zyrtarët e institucioneve, se është e drejtë themelore që gazetarët të bëjnë pyetje në konferencë për media për secilën çështje me interes publik, pra edhe nëse ajo është jashtë temës për çka është thirrur konferenca.

AGK kujton për të gjithë zyrtarët e institucioneve se nëse kanë çështje të pasqaruara me drejtuesit e mediave, të ndjekin rrugët e tjera për t’i sqaruar ato.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës beson fuqishëm se gazetarët që janë edhe anëtarë të asociacionit, në secilin rast kur bëjnë pyetje janë duke e kryer detyrën e tyre për ta informuar publikun. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”. Balje, përmes një postimi në facebook ka...

Fermerët e Malishevës përkrahen me teknologji moderne bujqësore

Komuna e Malishevës ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief Kosova për të mbështetur fermerët lokalë me pajisje moderne bujqësore. Sipas njoftimit, ky...

Lajmet e Fundit