4.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

“Agnus Dei” shpërblehet edhe në Bagdad

Enver Petrovc ne filmin AgnusDei“Agnus Dei” ka shtuar mbrëmë dhe një çmim ndërkombëtar në sirtarin e tij. Filmi i regjisorit kosovar Agim Sopi është shpërblyer të dielën mbrëma, në festivalin e njohur Baghdad International Film Festival, me çmimin e dytë në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të plotë.

Çmimin e parë në këtë kategori e ka fituar filmi Iranian “The fourth child” i regjisorit Vahid Mousaian, kurse çmimin e jurisë, filmi “The Final Confession” i regjisores Victoria Trofimenko nga Ukraina.

Ditë më parë, filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar dhe regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe QKK nga Prishtina, ka fituar Platinum Aëard – Best Feature Film në International Film Competition Festival në Kaula Lumpur.

Deri më tash “Agnus Dei” ka radhitur pas vetes 22 çmime ndërkombëtare, nga të cilat 15 çmime të para.

Më Shumë

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Lajmet e Fundit