38.7 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Ahtisarizmi dhe ahtisaristët

Driton Gashi

Të jesh ‘ahtisarist’, do të thotë të mos besosh luftën e ushtrisë çlrimtare të Kosovës. Të jesh ‘ahtisarist’ do të thotë të mos besosh tek republikanizmi. Të jesh ‘ahtisarist’ do të thotë të mos besosh tek bashkimi kombëtar, i cili është ëndërra e çdo shqiptari. Të jesh i tillë, do të thotë ta pranosh ndarjen e Mitrovicës, Zajednicën si dhe ta pranosh Demarkacionin dhe në fund ta shuash ëndërrën.Të jesh i tillë do të thotë të mos besosh tek Pavarësia por tek Pakoja e Pavarur e Ahtisarit.

‘Ahtisarist’ do të thotë të jesh qytatari i një shteti i cili është bërë shtet nga një pako. Ky lloj shtetasi është i ashtuquajtur shtetas në atdheun e tij. Ky është i ri në rajon e botë. Sepse kështu e paraqet kushteteta e tij sovrane që ka vendosur të mos jetë sovrane. Ai është njeri që përkufizohet vetëm rreth një emri të thjeshtë, – si qytetar i thjeshtë. Pa komb, pa histori, pa asgjë! Ai është disi i imponuar nga jashtë sepse vet pakoja ëshe e imponuar nga jashtë. Këta besojnë në një lloj ‘qytatarizmi evropian’ e internacionalizëm, kurse internacionalizmi mbetet rrena më e madhe e njerëzimit.

Por, të ngelemi tek ‘ahtisaristët’, që vërtetë janë të ngelur. Këta dikur s’kishin asnjë dilemë, por sot vuajnë nga dy sosh. Njëra është shtrirja dhe tjetra është shtirja. Njëra është fizike e cila ka shërim kurse tjetra është psiqike, e cila është e pashërueshme. Por, pavarësisht këtyre dy dilemave, dilema më e madhe mbetet pyetja: Si është e mundur të pranonin atë pako pa asnjë dilemë të vetme?

Ahtisaristi’ i cili e ka kuptuar shumë vonë se pakoja nuk po e lejoka shtrirjen, sovranitetitin, sot s’bën tjetër pos shtiret për këtë sovranitet. Ai s’ka çfarë të bëjë tjetër, pos të festoj, të vallzojë, e në fund të dehet. Por problemi qëndron se ai në fillim ka qenë i dehur, pastaj ka festuar e vallëzuar. Ai e ka pranuar i dehur këtë pako dhe brenda saj është izoluar.

Prapëseprapë, iu uroj këtij qytatari i cili beson tek kjo pavarësi e (pa)vërtetë, sepse tek e fundit kjo është e vërteta e tij. Por, dilema që paraqitet në këtë urim, është vetëm dilema që u shtohet atyre që pranojnë këtë urim si dilemë. Dhe në këtë rast nga dikush që se pranon këtë pavarësi të tillë e të njëanshme.
Dikujt iu desh pak kohë ta kuptoj këtë, ndërsa dikujt tjetër dhjetë vite, e dikujt tjetër do i nevojten edhe shumë të tjera. Por falë Zotit ka nga ata që e ndiejnë vetën shqiptarë të vërtetë, dhe janë në shumicë. Ata besojnë tek vërteta e shtrirjes së republikanizmit gjithandej, dhe jo tek shtirja e tij, që është Pakoja e Ahtisarit. Ata besojnë tek pavarësia e vërtetë. Kjo sigurisht, do bëhet e vërtetë vetëm atëherë kur bëhet ”Republika e Tretë”. Atëherë nuk do e uroja askë duke u shtirur dhe as që do të më uronte dikush tjetër po duke u shtirur. Sepse vetëm të shtirurit, ahtisaristët, i urojnë të shtirurve, ahtisaristëve tjerë, e këta ia kthejnë po në të njejtën mënyrë. Reciprocitet urimesh e shkëmbimesh falso.

Por, më e keqja ndër të gjitha këto, – është se të shtirurit, nuk e besojnë tek mesazhi i vërtetë por e marrin gjithmonë si të shtirur. Ata s‘shohin asgjë rreth vetës, përveç vet vetës së tyre që njëkohësisht se shohin as vetë veten e tyre se si shtiren. Ky është problemi më i madh i tyre por edhe i yni njkohësisht.
Kurse për fund, vlen të theksohet se ka një dallim substancial në mes të ‘ahtisaristëve‘ dhe vetë ‘ahtisarizmit’ si koncept i imponuar politik. Sepse ai ka mundur ta gjejë e shtrijë shrirjen e tij vetëm tek të shtirurit, ndërsa ka qenë dhe është e pamundur të shtrihet tek ata që s’shtiren,- tek shqiptari i vërtetë, i cili e do vetëm shtrirejn e repulikanizmit, – pavarësinë e vërtetë. Derisa ‘ahtisarizmi’ s’është gjë tjetër pos infektim i sovranitetit, ai kështu do e gjejë shërimin e tij e rehabilitimin, njëherë e përgjithmonë, vetëm kur të bëhet ‘Republika e Tretë’. Dhe ajo do të bëhet. Është proces i pashmangshëm historik.

Më Shumë

Perimekultura, një sektor në rritje në Rahovec me shembuj suksesi nga fermerët lokalë

Perimekultura po shfaqet si një ndër sektorët më të qëndrueshëm dhe në zhvillim të vazhdueshëm në Komunën e Rahovecit, duke sjellë shembuj konkretë të...

Nis renovimi i plotë i shkollës “Mati Logoreci” në Prizren

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka nisur zbatimin e projektit për renovimin e plotë të objektit të Shkollës Fillore dhe të...

Lajmet e Fundit