Akademik Gazmend Zajmi, ideatori i Kosovës Republikë

Akademik Gazmend Zajmi u lind në rrethin e Krumës së Hasit, në Shqipërinë verilindore.

Shkollimin e bëri në Prizren. Studioi drejtësi dhe shkenca politike në Universitetin e Beogradit, ku kreu magjistraturën në vitin 1973. Pas studimeve, punoi si gjyqtar në Prizren dhe ligjëroi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës.

Në kohën e demonstratave të vitit 1981, ishte rektor i Universitetit të Prishtinës dhe për 10 vjet u dëbua prej tij nga autoritetet serbe.

Akademik Gazmend Zajmi ishte anëtar i Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve Evropianë, si dhe i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (në Salzburg dhe Vjenë). Punoi si profesor i “Teorisë politike” dhe i “Drejtës kushtuese” në Universitetin e Prishtinës. Ishte shef i Katedrës së Shkencave Shoqërore-Politike dhe mbante shumë funksione të tjera.

Si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kishte arritur të hartonte Deklaratën Kushtetuese për shpalljen e “Kosovës Republikë”, pas suprimimit të Kushtetutës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Kjo deklaratë u përkrah dhe shpall nga delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, që ishte gjithashtu përvjetori 34 i shpalljes së Kosovës Republikë.

Vdiq më 10 mars 1995.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit