Aksident fatal në Xërxë të Rahovecit, një i vdekur e tre të lënduar

Në Xërxë të Rahovecit, dje rreth orës 13:20, është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy ngasësit e automjeteve dhe dy pasagjerë meshkuj.

“Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Gjakovës për tretman mjekësor ndërsa njëri nga ngasësit nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari, ndërkaq mësohet se është arrestuar por gjendet për shërim në spital nën mbikëqyrje policore.

Trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit