11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Aksident i rëndë në rrugën Xërxë – Rahovec, një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në rrugën Rahovec – Xërxë.

Për Express lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj. Ai ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Ai tha se viktima është i moshës madhore dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF-në e Rahovecit.

Sipas Elezajt, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe pastaj është shoqëruar në Polici.

“Njësitet relevante të policisë kanë dalë ne vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”, tha ai për Express.

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit