18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sekuestrohen motoçikleta pa regjistrim në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë me dije se më 24 korrik, në orët e mbrëmjes, patrullat policore të NJRSH-së Prizren, kanë bërë pika kontrolli në qytet.

“Si synim kryesor i kontrolleve, për veç shkeljeve të tjera, kanë qenë motoçikletat të cilat lëvizin në rrugë por që nuk i përmbahen rregullave të komunikacionit rrugor në fuqi. Gjatë ndaljes dhe kontrollimit të tyre; policia ka has në disa kundërvajtës, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 26 fletëparaqitje, 20 prej tyre janë për gjykatë, sepse ngasësit ishin pa patentshoferi dhe 6 të tjera mandatore, si dhe janë sekuestruar 10 Motoçikleta pa regjistrim apo për shkak se ngasësit nuk mund të vazhdonin lëvizjen si dhe nuk mund t’i largonin motoçikletat nga komunikacioni”, thuhet në njoftimin për medie.

Policia thekson se është e përkushtuar që përveç tjerash të krijoj siguri në trafik, pjesëmarrës të trafikut janë edhe motoçikletat.

Ngasësit e motoçikletave duhet të zbatojnë rregullat e trafikut, ashtu siç është paraparë me ligjet në fuqi, andaj ju bëjmë thirrje ngasësve të motoçikletave që të kujdesën për sigurinë e tyre dhe të tjerëve duke respektuar rregullt e komunikacionit rrugor

Më Shumë

Përfundon ndërtimi i fushës sportive në shkollën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Planejë

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina, ka vizituar sot fshatin Planejë, me rastin e përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të...

Operacioni i Doganës dhe ATK-së në Prizren: Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend të kontrabanduar

Rreth gjysmë milioni euro ari dhe argjend pa dokumentacion janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në qytetin e Prizrenin, pas një operacion të përbashkët...

Lajmet e Fundit