2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Aksident në Rahovec, vetura godet kombësoren

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Qifllak të Rahovecit.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

 

“Me datë 28.12.2020 rreth orës 17:30 minuta, Fshatin Qifllak KK Rahovec ka ndodhur një aksident trafiku, me dëme materiale dhe një person i lënduar. Të përfshirë në aksident është një automjet me një këmbësore. Deri të aksidenti është ardhë deri sa ngasesi i automjetit Opell Astra , i dyshuari ishte duke lëvizur përgjateë aksit rrugore Ratkoc – Kramovik dhe kur arrinë në fshatin Qifllak nuk e pershtat shpejtesinë e lëvizjes, ku koha ishte e vrantë dhe duke reshur shi (pashmeria e zvogluar) nuk e vren këmbësoren e cila ishte duke e kaluar rrugën nga krahu i djathtë i lëvizjes së automjetit dhe me pjesën e perparëme të krahut të majtë të automjetit e godet këmbësoren dhe e perplasë për toke. Nga të afërmit e saj e lenduara dërgohet në shtëpinë e Shëndetit në Ratkoc për ndihmë të parë dhe nga Ratkoci me autoambulancë dërgohet në Emërgjencen e Spitalit Rajonal në Gjakovë. Pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencë e lënduara viktima për shkaqe të lendimeve të rënda frakturë në këmbën e djathtë shtrohet në repartin e Ortopedisë për shërim të mëtejshëm. Sipas raportit mjekesor të mjekut kujdestar në Emergjencën e Gjakovës e lenduara viktima është jashte rrezikut për jetë. Në lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili me urdhër te prokurorit rasti dergohet në procedur të rregullt”, tha Gjurkaj./Express/

Më Shumë

Fatmir Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para

Fatmir Limaj me Nismën nuk arritën të dalin mbi prag. Megjithatë, partia që njihet për bastion Malishevën, ka dështuar edhe në këtë komunë, duke...

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Lajmet e Fundit