6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një grua, plagosen dy të tjerë

Një e vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Rrugën e Kombit në Kukës, aty ku familja Cena ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tyre, por që si pasojë e reshjeve të shiut ka dalë nga rruga. Viktima është S.Cena 59-vjeçe.

Fillimisht, tre personat e plagosur u dërguan për mjekim në spitalin rajonal, por gruaja nuk ka mundur që t’iu shpëtojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Mjekët kanë dërguar drejt Spitalit të Traumës bashkëshortin e saj, ndërkohë që gjendja e të plagosurit tjetër vijon të mbetet e rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Më Shumë

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Peja 03 finaliste në Ligën Unike për femra

Peja 03 është finalistja e parë e Ligës Unike e basketbollit për femra për edicionin 2026, pasi në gjysmëfinale mposhti Tiranën me rezultat 86:78,...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit