Askush s’e pranon listën e veteranëve

Nuk është vetëm kryeministri Isa Mustafa, ai që është befasuar me numrin e veteranëve të luftës, të cilin e ka nxjerr komisioni i veçantë i kryesuar nga Agim Çeku. Janë edhe komandantët e zonave operative por edhe vet organizatat e luftës që nuk pajtohen se UÇK-ja i ka pasur mbi 46 mijë ushtar.

Rrahman Rama, ish- komandant i Zonës Operative të Shalës, e që tash është në krye të Forcës së Sigurisë, ka thënë se dyshon në numrin e veteranëve që është publikuar.

Ai ka thënë se personalisht bartë përgjegjësi për veteranët e zonës së tij duke shtuar se në listën e dërguar prej tij, nuk ka asnjë veteran që nuk e meriton statusin.

Gjenerali Rama, lavdëroi edhe punën e bashkëpunëtorëve dhe procesin e verifikimin e zonës së tij.

Ndërsa, Muharrem Xhemajli, ­një ndër pjesëmarrësit e luftës së UÇK-së dhe ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së tha se në Kosovë nuk kanë luftuar më shumë se 20 mijë luftëtarë.

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit