Aksident trafiku mes veturës së KFOR-it dhe veturës civile në Prizren

Një aksident trafiku mes një veturë të KFOR-it dhe një aumjeti civil ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:30.

“Ka ndodhur aksident me lëndime të lehta trupore. Në aksident janë përfshirë një veturë e KFOR dhe një veturë civile”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e policisë dhe po merren me rastin.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit