Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një aksidenti ka ndodhur në rrugën “Tranziti i ri” në Prizren rreth orës 14:05. Dy persona kanë marrë lëndime trupore. Policia e Kosovës është duke hetuar dhe trajtuar rastin”, tha Osmanollaj.

Lexues të Telegrafit që ishin dëshmitar të aksidentit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe ambulanca e cila ka trajtuar të lënduarit. /Telegrafi/