17.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Aksidentet përgjakin rrugët e Kosovës, 107 të vdekur për 11 muaj

Për 11 muaj në Kosovë nga aksidentet në trafik kanë humbur jetën 107 persona, si dhe kanë mbetur të lënduar shumë të tjerë. Vlerësohet që mosangazhimi i duhur nga institucionet përgjegjëse është njëri ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e aksidenteve me fatalitet, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dhjetë persona kanë humbur jetën vetëm gjatë muajit të kaluar (nëntor) në aksidente të ndryshme trafiku në vend. Ndërsa nga janari deri në tetor të këtij viti 97 veta kanë humbur jetën në aksidente të tilla në Kosovë.

Numri i madh i aksidenteve me fatalitet ka shqetësuar zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës, të cilët kanë apeluar për kujdes më të shtuar në trafik. Ata kanë bërë të ditur që janë duke punuar në ndërmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë në trafik, si dhe për menaxhimin e rrugëve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër ndonëse në Kosovë ndodhin aksidente çdo ditë me të lënduar e të vdekur, zyrtarë nga Klinika e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) statistikat e aksidenteve nuk i kanë cilësuar shifra enorme. Ndërsa njohësit e çështjes së sigurisë kanë përmendur disa nga masat që duhet të ndërmarrin institucionet për zvogëlimin e numrit të aksidenteve e ku kanë veçuar rivlerësimin e shoferëve të cilët kanë dhjetë pikë negative.

Më Shumë

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare shkrimtarja kanadeze dhe fituesja e çmimit Nobel, Alice Munro

Autorja kanadeze, Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2013, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Munro shkroi tregime të shkurtra për më...

Vazhdon regjistrimi i popullsisë në Prizren: Kontaktoni në numrat e publikuara!

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë do të vazhdojë deri më 24 maj. "Të gjithë ju që keni mbetur pa u regjistruar,...

Lajmet e Fundit