9.6 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Aksidenti në Rahovec, Kurti shpreh ngushëllime dhe apelon për kujdes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në Rahovec ku humbën jetën tre qytetarë.

Kurti apeloi të gjithë drejtuesit që të bëjnë kujdes në qarkullimin rrugor, pasi jeta është e shtrenjtë.“Mësova me dhimbje e pikëllim për aksidentin fatal në Bërnjak të Rahovecit, ku kanë humbur jetën tre persona. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët e viktimave. Shpresoj të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen. Ju lutem të gjithëve të bëni kujdes në qarkullimin rrugor. Dhimbja është e madhe, jeta është e shtrenjtë!”, deklaroi Kurti.

Më Shumë

Restaurohet shtëpia e familjes Bërlajolli në Qendrën Historike të Prizrenit

Një tjetër aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore është rikthyer në shkëlqimin e tij në Qendrën Historike të Prizrenit. Shtëpia e familjes Bërlajolli, që...

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

10 mijë euro dëme po llogarit që ka njëri nga banorët në fshatin Carallukë, të Malishevës. E nga komuna thotë se nuk i kanë...

Lajmet e Fundit